Marc Marquez triumfon në Austin

23 prill 2018 | 00:06

Pas polemikave në Argjentinë, pas penalitetit në kualifikuese, Marquez ka lënë pas shpine gjithçka e të gjithë duke triumfuar për të shtatin sezon në pistën e Austin të SHBA.

Marc Marquez konfirmohet si “pronari” i Moto Gp në Amerikë duke shënuar triumfin e tij të parë sezonal dhe të shtatin pa ndërprerje në pistën e Austin.

Spanjolli i Hondas nisej i katërti pas penalitetit të vendosur të shtunën, e brenda pak xhirosh arrin që të kryesoj garën duke lënë pas shpine Yamahan e Maverick Vinales dhe Suzuki di Andrea Iannone, transmeton “TCh”.

Valentino Rossi ka mbërritur i katërti në finish, ndërsa i pesti ka mbërritur italiani tjetër, Andrea Dovizioso, që rikthehet në krye të renditjes të Moto GP me 46 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat ndërkombëtare e kanë quajtur “arkeologjia e tmerrit”: gërmimet në…