Marcelo: Jemi të qetë, do të bëjmë ndeshje të mirë në Londër

28 prill 2021 | 11:54

Marcelo, kapiteni i Real Madridit, ka folur pas barazimit 1-1 me Chelsean në ndeshjen e parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Reali nuk arriti që të fitojë sfidën e parë dhe tani i duhet patjetër barazimi prej 2 e më shumë gola nëse e dëshiron finalen, derisa Chelsea me 0-0 siguron biletën për në finale.

“Jemi mirë dhe të qetë. Do të bëjmë ndeshje të mirë në Londër. Këtu punojmë të gjithë shumë dhe do të vazhdojmë edhe për ndeshjen e kthimit. Real Madridi do të luftojë deri në fund”, ka thënë Marcelo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,  ka filluar vizitën…