Marcelo në janar te Juventusi

22 tetor 2018 | 12:16

Mbrojtësi i Real madridit, Marcelo në janar mund t’i bashkohet skuadrës së Juventusit.

Nëpërmjet një lajmi ekskluziv, gazeta italiane “Tuttosport” zbulon se braziliani dëshiron bardhezinjtë dhe transferimi pritet të vijë që në janar. Gazeta italiane zbulon gjithashtu se orët e fundit Marcelo nëpërmjet agjentëve të tij, i ka kërkuar drejtuesve madrilenë largimin.

Një arsye pse 30-vjeçari kërkon të largohet është dhe ecuria negative e Realit javët e fundit. Braziliani kërkon të bashkohet me shokun e tij Cristiano Ronaldo dhe është në bisedime të vazhdueshme me të. Blerja e Marcelos te Juventusi pritet të financohet nga shitja e Alex Sandros në Premier Ligë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga prokurorët dhe…