Marcelo: Po na mungon Ronaldo

27 gusht 2018 | 18:35

Cristiano Ronaldo është transferuar në Juventus nga Real Madridi. Ylli portugez qëndroi për nëntë vjet te “Los Blancos”, duke fituar të gjithë titujt e mundshëm, përfshirë katër herë Ligën e Kampionëve.

Largimi i tij po u mungon lojtarëve të Real Madridit. Njëri nga ta që ka folur është zëvendëskapiteni, braziliani Marcelo, i cili ka thënë se Ronaldo po u mungon.

“Ronaldo nuk harrohet. Ai ka qenë shumë i rëndësishëm për Realin pasi ka shënuar shumë gola dhe ka ndihmuar klubin. Na mungon Cristiano, pasi fjala është për lojtarin më të mirë në botë, por edhe Bale dhe Benzema janë shumë të mirë”, ka thënë Marcelo.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bastian Schweinsteiger do të luajë nesër ndeshjen e fundit në…