Marcelo preferon largimin nga Reali, e dëshiron Arsenali

05 korrik 2019 | 23:18

Skuadra e Arsenalit është në garë për ta nënshkruar me mbrojtësin e majtë të Real Madridit, Marcelon.

31-vjeçari brazilian iu ka thënë drejtuesve të “Los Blancos” se ai dëshiron të largohet nga klubi pasi pozita e tij ka filluar të lëkundet.

Marcelo ka kaluar 13 vjet në “Bernabeu”, por mund të jetë zgjedhja e dytë në sezonin e ardhshëm pasi Zinedine Zidane transferoi për 47 milionë funte Ferland Mendyn nga Lyoni. Sipas gazetës spanjolle “Sport”, Arsenali, Juventusi, Paris Saint-Germain dhe Milani janë të gjithë të interesuar në yllin e Real Madridit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë të…