
Maresca: Objektivi është ende kualifikimi në Ligën e Kampionëve
Kjo javë është mjaft e rëndësishme për skuadrën e Chelseat, që ditën e enjte do të luajë në çerekfinalen e Ligës së Konferencës kundër Legia Varshavë. Por, për trajnerin Enzo Maresca, objektivi kryesor është ende kualifikimi në Ligën e Kampionëve.
“Sigurisht, kualifikimi është shumë i rëndësishëm. Objektivi ynë është ta sjellim këtë klub aty ku duhet, në Ligën e Kampionëve. Që kur ka nisur sezoni kemi që jemi mes më të mirëve dhe shpresojmë se mund të përfundojmë atje”, ka thënë Maresca.
Më tej, ai foli për gjendjen e ekipit dhe ndryshimet e shumta që ka bërë në formacion ndeshjet e fundit. “Jo të gjithë lojtarët janë 100% në formë. Unë jam këtu për të bërë më të mirën për klubin dhe lojtarët. Punoj çdo ditë me lojtarët, kështu që shoh se si janë ata”, ka deklaruar Maresca.