Margot Robbie puth Brad Pitt-in, rrjeti shpërthen në kritika

12 dhjetor 2022 | 16:39

Filmi i shumëpritur i Margot Robbie dhe Brad Pitt, “Babylon”, del në kinema në vetëm pak javë dhe përmban një puthje “ikonike” mes çiftit, sipas vetë Margot. Por me sa duket, skena e puthjes nuk ishte në skenarin origjinal. Ajo u mendua nga aktorja, e cila kishte ambiciet e saj për xhirimet.

“Kjo nuk ishte në skenar, por mendova, ‘Kur tjetër do ta kem mundësinë të puth Brad Pitt?’ Unë thjesht do ta bëj”, tha Margot për “E! News”.

Margot shtoi se ajo e diskutoi idenë e saj me regjisorin Damien Chazelle përpara se ta bënte.  Por kjo deklaratë është pritur me zemërim nga shumë përdorues në internet, të cilët pohojnë se një puthje e improvizuar është “sulm” dhe nëse ajo do të ishte mashkull, kjo puthje do anulohej.

Në intervistën e saj Margot vazhdoi duke thënë: “Dhe kështu e putha herën e parë dhe regjisori tha bëje përsëri. Kjo funksionon”.

Babylon është filmi më i fundit nga regjisori i La La Land, Damien Chazelle. Robbie dhe Pitt luajnë si personazhe që jetojnë në Hollyëood të viteve 1920.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ramush Haradinaj Si mbërritëm deri këtu e si ta…