Marigona Kadriaj, vajza e Haqifit të UÇK-së, synon ndryshime në Suharekë

16 shtator 2025 | 19:29

Marigona Kadriaj, vajza e Haqifit të UÇK-së, është kandidate për Asamblenë Komunale të Suharekës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Me energji rinore, vizion dhe përkushtim, ajo synon të sjellë ndryshime pozitive dhe të përfaqësojë qytetarët me dinjitet, përgjegjësi dhe transparencë.

Duke ardhur nga një familje që ka qenë gjithmonë në krah të kombit, Marigona trashëgon vlerat e sakrificës dhe kontributit, të cilat i sheh si bazë për angazhimin e saj politik. E shkolluar dhe e vendosur, ajo paraqitet si një zë i ri që synon të afrojë institucionet më pranë qytetarëve.

Marigona Kadriaj garon me numrin 26 në listën e PDK-së e të cilës i prinë kandidati për kryetar të Suharekës, Dardan Berisha me nurmin 191, duke pasur mbështetje të madhe nga familjarët, miqtë dhe bashkëqytetarët e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër policë të njësisë speciale raportohet se janë suspenduar nga…