Marina Vjollca publikon fotografinë me ish-të dashurin e Kylie Jenner

24 prill 2019 | 17:21

Moderatorja shqiptare, Marina Vjollca, ka disa kohë që po bën pushime në vende të ndryshme të botës.

Para disa muajsh, ajo dhe bashkëshorti Getoar Selimi ishin në ShBA ku takuan emra të njohur të muzikës ndërkombëtare.

Një prej tyre është reperi Tyga, ish i dashuri i miliarderes më të vogël në botë, Kylie Jenner. Marina ka publikuar fotografinë në llogarinë e vet në “Instagram” ku shfaqet pranë reperit.

Imazhin e ka shoqëruar me shkrimin: “throwback”, duke treguar se takimi është bërë më parë.

Duket se Geti nuk është aspak xheloz për takimet e Marinës me reperë të famshëm në tregun amerikan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, reagon ndaj deklaratës…