
Marina Vjollca tërheq vëmendjen me pamjen e re
07 gusht 2020
| 11:45
Marina Vjollca është padyshim një ndër moderatoret më të dashura dhe më simpatike të ekranit. Së fundmi, përmes disa postimeve në “Instagram”, ajo ka habitur fansat me look-un e saj të ri.
Marina ka ndryshuar jo vetëm ngjyrën e flokëve, por edhe modelin. Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, Marina është shfaqur me flokë të zinj, të shkurtër dhe balluke.
Komentet kanë qenë të shumta nga ana e fansave, por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i bashkëshortit të saj, Ghetto Geasy dhe motrës Luana.
“Më e mirë ajo që e kam, por edhe kjo nuk qenka keq”, ka shkruar me humor Getoari, kurse Luana i ka komentuar: “Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Marinës së ëmbël e të mirë”.