Mark Zuckerberg zbulon ndryshimet e fundit në “Facebook”

01 maj 11:48

Drejtuesi i rrjetit social “Facebook”, Marc Zuckerberg ka zbuluar një sërë ndryshimesh në platformat sociale, duke përfshirë “Instagram” dhe “Whatsapp”.

 Zuckerberg ka thënë se kompania planifikon që pikësynimi kryesor të jetë privatësia. Ai bëri me dije se ka ende punë për të krijuar besim rreth kësaj teme.

Në një fjalim për sipërmarrësit, ai ka përshkruar privatësinë si parim kryesor në drejtimin e kësaj kompanie.

Këto do të jenë disa nga ndryshimet:

– Përmbajtja e mesazheve të dërguara në Messenger nuk do të lidhen me “Facebook” dhe platforma do të jetë plotësisht e integruar me “WhatsApp”-in.

– Do të ketë më tepër mënyra “afatshkurtër” për të ndarë përmbajtjen në mesazhe, kjo do të thotë që nuk do të jenë të përhershëm.

– “Instagram” do të fsheh ‘like-t’ e një postimi por jo zotëruesin e llogarisë.

– Një pagesë sigurie në “WhatsApp” do të hyj në fuqi këtë vit.

– Postimet në “Instagram” nuk do jetë e nevojshme të nisin me një foto ose video, do të jetë e mundur të ndani një përmbajtje vetëm duke përdorur shkrimin, figurat ose vizatimet, falë një mode të re të kamerës.

 

Lajme të sponsorizuara