Markoviqi: BE-ja të tregohet serioze, Kurti ka për qëllim t’i fitojë zgjedhjet

17 prill 2023 | 13:29

Historiani serb, Predrag Markoviq, ka pretenduar se është koha që Bashkimi Evropian (BE) të tregojë përgjegjësi për çështjen e Kosovës.

Ai ka thënë se nëse BE-ja dëshiron të tregojë seriozitet, duhet të ndikojë në Prishtinë, e cila, siç ka thënë ai i reziston çdo normalizimi të marrëdhënieve.

Markoviqi ka thënë se problem më i madh është demagogjia e Kurtit në Prishtinë, qëllimi i së cilës është të fitojë zgjedhje me retorikë anti-erbe, raporton “Tajung”.

Gjithashtu, ai ka thënë se Kurti nuk mund të pritet të bëj asgjë konstruktive para zgjedhjeve.

“Evropa, si zakonisht, do të ngecë, sepse nuk është në gjendje të zbatojë atë që nënshkroi vetë, që janë marrëveshjet e Brukselit. Në krizat e mëparshme, Amerika e la Evropën të komprometohej dhe më në fund e zgjidhi. Amerika me vetëdije sabotoi disa marrëveshje në Bosnje dhe Hercegovinë, pastaj ajo e shtyu marrëveshjen e saj në Dejton, për të treguar se ajo është e vetmja fuqi që mund të bëjë diçka realisht”, ka thënë Markoviq.

Markoviqi ka thënë se prioritet i Amerikës janë politikat e brendshme, që do të thotë se reagimi i Amerikës ndaj zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, do të varet nga mënyra se si do të lëvizë situata në politikën e saj të brendshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin e…