Marku beson se e ka kaluar koronavirusin: Kam qenë 13 ditë me temperaturë dhe i këputur

28 mars 2020 | 12:36

Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka dyshime se mund të ketë kaluar koronavirusin.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ai bën me dije se ka qenë 13 ditë me temperaturë dhe i këputur, por nuk është i sigurt nëse ka qenë i infektuar me virusin që po bën kërdinë në të gjithë botën. Sakaq, Marku tregon se tashmë ka nisur stërvitjen, teksa thekson se duhet që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi.

“Nuk e di nëse e kalova koronavirusin apo jo, por kam qenë 13 ditë me temperaturë dhe i këputur. Tani ndjehem shumë me mirë dhe kam filluar stërvitjen në shpi. Asgjë s’është e pamundur kur ka vullnet dhe dëshire . Ju përshëndes të gjithëve duke ju uruar shëndet dhe qëndroni në shtëpi kujdesuni për veten, por edhe për familjaret tuaj. Sot me shumë se kurrë duhet të jemi te bashkuar, për të mirën e gjithsecilit nga ne. Beni durim, ky virus do marr fund atëherë kur të gjithë të sensibilizohemi dhe te qëndroj në shtëpi, në ketë mënyre nuk infektohemi, dhe nuk infektojmë të tjerë”, shkruan Florian Marku në  “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i të prekurve me CoVid-19 në Shqipëri ka shkuar…