Marku: Mezi pres të kthehem në Shqipëri dhe të luftoj si boksier

11 mars 2021 | 11:17

Florian Marku e nisi si luftëtar i MMA-s, por tashmë mund ta quajmë një boksier, madje të pamposhtur.

Ai dëshiron një titull kampion bote dhe është në rrugën e duhur. Pas fitores me KO ndaj Charltonit, Marku u shpreh se ndeshja e tij e radhës do të jetë në një pallat sporti i mbushur plot dhe do të dëshironte të ishte në Shqipëri.

Në një postim të publikuar në “Facebook” lushnjari lë të kuptohet se kjo dëshirë është arritur. Ai ka publikuar një foto nga ndeshja e fundit në Shqipëri si luftëtar i MMA-s dhe shprehet se mezi pret të kthehet e të luftojë si boksier.

“Herën e fundit që luftova në Shqipëri isha një luftëtar i MMA-s. Mezi pres të kthehem në Shqipëri për luftën time të ardhshme si boksier”, ka shkruar Marku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Thomas Strakoshës mund të jetë larg Lazios.…