Marquez fiton në Holandë dhe shkëputet në renditje, dy italianë ngjiten në podium

29 qershor 2025 | 17:48

Piloti spanjoll i Ducatit, Marc Marquez, fitoi sot garën e Çmimit të madh të Holandës në MotoGP.

Ky është suksesi i 68-të në karrierë në këtë kategori për Marquez, duke barazuar një legjendë si Giacomo Agostini.

Një triumf i merituar i pilotit spanjoll, që mori kreun e renditjes në xhiron e pestë dhe e mbrojti atë deri në fund.

Ai arriti t’i përballojë me sukses sulmet e rivalvëve të tij, duke thelluar edhe më tej diferencën në renditjen e përgjithshme.

Në vendin e dytë dhe të tretë u renditën dy pilotë italianë, Marco Bezecchi me Aprilia e Francesco Bagnaia me Ducati tjetër. Zhgënjeu në këtë garë Alex Marquez me Ducati Gresini, që u rrëzua në mesin e garës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një dekret që tërheqë…