
Marquez: Nuk kam prekur motor me dorë që dhjetë ditë
29 prill 2021
| 14:32
I rikthyer në pistë dhjetë ditë më parë në garën e zhvilluar në Portimao, pas 9 muajsh pushim, piloti spanjoll Marc Marquez përgatitet për sfidën e radhës në MotoGP. Spanjolli i Hondas do të garojë këtë fundjavë në pistën e Jerez, një pistë e dashur për të.
“Gradualisht kemi hyrë në ritmin e garës”, ka thënë Marquez.
“Gjatë këtyre dhjetë ditëve jam përpjekur të stërvitem sa më shumë, për të rikuperuar 100% fizikisht. Nuk kam prekur motor me dorë që nga gara e Portimao, por dua të qëndroj duarkryq. Po ndjek këshillat e mjekëve, për të qenë gati për sfidën e radhës, ku mund të synoj diçka më shumë”, ka thënë Marquez.