Marrëveshja në Uashington, rezultat edhe i punës sime dyvjeçare
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka përmendur me emër kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, por ka thënë se ata që kanë përmendur thikat mbi hartën e Kosovës, duhet të kërkojnë falje për përhapje të lajmeve të rreme në një konferencë për media mbajtur dje. “Ata që kanë përhapur dezinoformata të tilla, lajme të rreme, duhet të kërkojnë falje. Ata që kanë thënë Kosovën e presin thika mbi hartën e Kosovës”, ka thënë ai.
“Kemi kërkuar gjithmonë që gjërat të lëvizin me dinamikën e ShBA-së dhe kjo ndodhi. Takimi ndodhi në Shtëpinë e Bardhë, ndodhi nën udhëheqjen e lidershipit amerikan dhe presidentit Trump dhe në veçanti të dërguarit special Grenell. Atë që mund të them është se formalizimi që ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë është produkt i një procesi më shumë se dyvjecar edhe nga ime me ekipin e presidentit Trump. Unë nuk kam qenë në momentet e fundit për të ditur se çka ka ndodhur konkretisht, por insistimi ynë gjithmonë ka qenë për njohje reciproke”, ka thënë ai.



