Marsh përkujtimor për personat e pagjetur (Foto)

30 gusht 2018 | 12:49

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Pagjetur, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka filluar marshi përkujtimor për personat e pagjetur në Kosovë.

Ky marsh mbahet nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Komisionit qeveritar për persona të zhdukur, në bashkëpunim me Këshillin koordinues të asociacioneve familjare të të zhdukurve të Kosovës dhe organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Në luftën e fundit në Kosovë janë evidentuar mbi 6 mijë persona të zhdukur, ku aktualisht janë edhe mbi 1600 persona që ende nuk dihet për fatin e tyre.

/Epoka e re/ A.Sh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra, ka përshëndetur…