“Martesën e përjetova shumë keq” Adelina Tahiri rrëfehet si kurrë më parë: S’menduan…

04 gusht 2023 | 13:01

E ftuar në “Pushime on Top”, këngëtarja Adelina Tahiri ka folur në lidhje me jetën e saj personale dhe për vështirësitë që është përballur në lidhje me famën.

Ajo përmendi martesën, si një nga periudhat e saj më të errëta, dhe se e ka përjetuar shumë keq, mënyrën se si u trajtua në media.

“Jam penduar për shumë gjëra në jetë, jam gjykuar për shumë gjëra në jetë. Dhe realisht i kam përjetuar shumë rëndë, për shembull, martesën. Ka qenë një bujë shumë e madhe, që unë e kam përjetuar shumë keq, sepse të gjithë mediat, e bënin për interes. Nuk e menduan që më bënin dëm, dhe askush nuk mendoi për shëndetin tim. Askush nuk mendoi për familjarët e mi, për shëndetin tim”, tha këngëtarja Adelina Tahiri për “Pushime on Top”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë dhuruar 20 mijë kilogramë miell për familjet në nevojë,…