Veterani i UÇK-së dhuron 20 mijë kilogramë miell për familjet nevojtare të Malishevës

04 gusht 2023 | 13:01

Janë dhuruar 20 mijë kilogramë miell për familjet në nevojë, nga veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ibush Zabelaj.

Këtë donacion, Zabelaj, e ka dhënë zyrtarisht në Komunën e Malishevës, duke ia dorëzuar kryetarit të kësaj komune, Ekrem Kastrati.

Me këtë rast Zabelaj ka thënë se ndihet i lumtur për këtë veprim human. “Të ndihmosh të tjerët është njerëzore, por për mua si veteran i luftës më bën të ndihem mirë, pasi e konsideroj, se përveç kontributit në luftë, po vazhdoj të njëjtën ta bëj edhe tani, që brenda mundësive, të ndihmoj ata që kanë nevojë. Kontributi i të gjithë veteranëve, nuk është vetëm në kohën e luftës, por edhe tani kur kemi mundësi dhe zemër”, ka thënë Zebalaj.

Ndërsa kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka falënderuar donatorin prej të cilit do të përfitojnë familjet në nevojë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nora Gjakova është eliminuar nga Mastersi i xhudos që po…