Martinezi e pranon: Brazili është favorit

05 korrik 2018 | 14:50

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez e ka pranon faktin se Brazili është favorit në ndeshjen ndaj Belgjikës, e cila zhvillohet të premten në mbrëmje.

“Brazili është një nga skuadrat më favorite të Kupës së Botës dhe kjo na vë në një fazë dhe një rol shumë të ndryshëm. Njëmbëdhjetësha braziliane ka një bilanc fantastik. Ata mund të luajnë me tre, ose katër sulmues. Ata kërkojnë thellësinë e kundërshtarit. Por, nëse mentaliteti ynë është si ai ndaj Japonisë, kemi shumë mundësi. Unë tashmë e kam parasysh sistemin e të luajturit ndaj Brazilit. Nuk duhet të bëjmë asnjë gabim. Nëse i jep Brazilit një mundësi, ai është në gjendje të përfitojë prej tij”, ka thënë Martinez.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga…