Martohen Gjiko e Elita Rudi
                21 shtator 2018
                |  22:53
            
        Yjet e skenës muzikore shqiptare Gjiko dhe Elita Rudi kanë kurorëzuar sot dashurinë e tyre.
Në mesin e shumë miqve, familjarëve e artistëve të tjerë të skenës muzikore ata sot janë kurorëzuar, transmeton Koha.net.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kurorëzuar çiftin.
Ledri Vula në “InstaStory” ka shpërndarë momente nga dasma e Gjikos dhe Elita Rudit, të cilat mund t’i shikoni më poshtë.




                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        