Martohet djali i ish-ushtarit të UÇK-së, shfaqet me uniformën e babait të tij

01 gusht 2023 | 20:55

Muhamet Shalaku, djali i luftëtarit të UÇK-së Jusuf Shalakut ka kurorëzuar dashurinë e tij me një martesë goxha të veçantë.

Ai në një moment gjatë dasmës u shfaq i veshur me uniformën e babait të tij, teksa gruaja e tij kishte veshur veshje tradicionale.

Kjo hyrje e tyre u përcoll me emocione të shumta, ku nuk u ndalën duartrokitjet për disa sekonda.

Jusuf Shalaku ka qenë veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare por edhe ndër të parët që iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai u nda nga jeta në tetor të vitit 2007.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pasi ish-deputeti i…