“Masat e sigurisë ndaj keqpërdorimit të internetit”, policia ligjëron në shkollat e Prizrenit

19 mars 2024 | 12:58

Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren, njësitet e sektorit dhe ai i Komunitetit të stacionit policor në Prizren, në zbatim të Strategjisë të Policisë të Udhëhequr nga Inteligjenca dhe Policimi në Bashkësi, e bazuar në aktivitetet e parapara nga projekti “Masat e sigurisë ndaj keqpërdorimit të internetit” të hartuar nga Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Parandalim- DPP/Prishtinë, ka realizuar aktivitetet e planifikuara, gjegjësisht mbajtjen e ligjëratave në shtatë shkolla të Komunës së Prizrenit dedikuar nxënësve të klasave të pesta deri të klasat e nënta.

Temë e ligjërimit ishte “Masat e sigurisë ndaj keqpërdorimit të internetit”.

Kjo temë ka zgjuar interesim te nxënësit, duke qenë bashkëbisedues, po ashtu duke parashtruar edhe pyetje në lidhje me masat e sigurisë ndaj keqpërdorimit të internetit.

Policia ka njoftuar se me ligjërata të tilla do të vazhdohet edhe me tutje në shkollat tjera në rajonin e Prizrenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrat e Jashtëm të BE-së ranë dakord për mbështetjen ushtarake…