Masat ndaj Kosovës, Hoti tregon listën e projekteve të bllokuara nga BE-ja

26 janar 2024 | 11:41

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka treguar listën e projekteve që janë bllokuar nga Bashkimi Evropian (BE) për shkak të masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se fajtore për vendosjen e këtyre masave është qeveria Kurti.

Në këtë kontekst, ai ka pyetur drejtuesit e qeverisë se kur do të zhbllokohen mjetet financiare për këto projekte.

“Kur do të zhbllokohen 295 milionë euro fonde për Kosovën nga Bashkimi Evropian? Këtë përgjigje duhet dhënë qeveria në Komisionin Parlamentar. Çfarë politike e qeverisë është kjo: edhe sanksionet i bartim, edhe asociacionin e pranojmë bashkë me zgjedhjet e reja në veri”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bostoni është gjithnjë lider në Konferencën e Lindjes, duke fituar…