Masë ndaj Covid-19, Panamaja ndan meshkujt nga femrat

02 prill 2020 | 12:07

Panamaja po merr një masë tjetër, ndoshta të padëgjuar më parë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Duke filluar nga e mërkura, vetëm femrat do të mund të dalin nga shtëpitë për të blerë gjërat e nevojshme.

Sipas mediave, ato do të duhet të dalin të hënën, të mërkurën dhe të premten.

Meshkujt do të lejohet të dalin për të blerë vetëm të martën, enjten dhe të shtunën. Është vendosur që të dielën të gjithë të qëndrojnë në shtëpi. Këto kufizime do të zgjasin për të paktën 15 ditë.

Pse merret kjo masë?

Sipas mediave kjo masë e bën më të lehtë karantinën kombëtare për policinë, pasi limitohet numri i njerëzve që dalin në publik.

Më herët qeveria në shtetin e Amerikës Qendrore pati vendosur që të gjithë qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për emergjenca ose për të blerë ushqime.

Por të alarmuar për shkak të numrit të lartë të njerëzve që dilnin në publik zyrtarët vendosin të ndanin gjinitë për të kufizuar daljen jashtë shtëpie. /tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Shqipëri…