Matoshi e Haziri nënshkruan marrëveshjen për krijimin e zonave të gjelbra në Gjilan

23 korrik 2019 | 17:08

Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të martën kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për financimin e projektit “Krijimi i zonave të gjelbra në Gjilan”, në vlerë prej 550 mijë euro.

Ministri Matoshi ka thënë se komuna e Gjilanit ka trashëguar shumë probleme në fushën e mjedisit, andaj sipas tij, përmes investimeve kapitale kjo komunë do të arrijë një zhvillim të qëndrueshëm.

I pari i MMPH-së ka treguar që këtë vit në Gjilan po fillojnë së realizuari pesë projekte që në total kapin vlerën prej 1 milion e gjysmë euro.

Ministri Matoshi ka kërkuar edhe nga Qeveria e Kosovës që ta ndihmojë komunën e Gjilanit ta tejkalojë krizën aktuale të mungesë së ujit të pijshëm.

Gjatë konferencës për media, ministri Matoshi ka përmendur edhe projektin më të madh për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan, të cilin e vlerësoi të domosdoshëm për këtë komunë.

Ndërsa kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se projekti “Krijimi i zonave të gjelbra në Gjilan” është i domosdoshëm për qytetarët e kësaj komune.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur të…