Matoshi: ‘Newborn’-i në 11-vjetorin e Pavarësisë me elemente të mjedisit

18 shkurt 2019 | 16:35

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, ka thënë se për nder 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, monumenti “Newborn” në Prishtinë është ngjyrosur me elemente të mjedisit.

Me këtë rast, ka falënderuar kreatorin e këtij monumenti, deputetin e PSD-së, Fisnik Ismaili për realizimin e kësaj vepre artistike.

“Pas shumë angazhimeve gjatë vitit të kaluar dhe këtë viti në mbrojtjen dhe krijimin e një mjedisi të pastër. Pas dhënies prioritet qeveritar të mjedisit për herë të parë në Kosovë, këtë vit simbolika për këtë vjetor të pavarësisë është ‘Newborn’ me elemente të mjedisit. Viti 2019 do të jetë vit i përkushtimit tonë të përbashkët për të mbrojtur natyrën tonë të shenjtë, ujin, ajrin dhe për të krijuar një sistem efikas të menaxhimit dhe reciklimit të mbeturinave. Falënderoj kreatorin e monumentit ‘Newborn’, deputetin z. Fisnik Ismajli,për këtë vepër madhështore. Së bashku për Kosovën që duam!”, ka shkruar Matoshi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Pas shumë angazhimeve gjatë vitit të kaluar dhe këtë viti në mbrojtjen dhe krijimin e një mjedisi të pastër.Pas…

Gepostet von Fatmir Z. Matoshi am Montag, 18. Februar 2019

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Flamurtari e mposhti Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri”, me rezultat…