Matoshi premton përkrahje për mjedisin në komunën e Gjakovës

24 gusht 2018 | 17:06

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur të premten në takim kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, më të cilin ka biseduar në lidhje me bashkëpunimin në realizimin e projekteve në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Gjatë takimit ministri Matoshi u njoftua nga kryetari Gjini lidhur me ecurinë e punimeve në rregullimin e shtratit të Lumit “Krena”, projekt ky që po financohet nga MMPH-ja, kurse Matoshi ka përsëritur gatishmërinë e tij që të përkrahë Komunën e Gjakovës edhe me projekte të tjera në të ardhmen për të përmirësuar gjendjen e mjedisit në këtë komunë.

Në cilësinë e udhëheqësit të Task Forcës për aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, ministri Matoshi ka kërkuar nga kryetari Gjini angazhimin e përbashkët me Komunën e Gjakovës në aksionin tremujor për pastrimin e Kosovës.

Nga ana tjetër kryetari Gjini pasi ka falënderuar ministrin Matoshi për përkrahjen dhe projektet që MMPH-ja po realizon në Gjakovë, u zotua se do të angazhohet maksimalisht në fushatën tremujore për pastrimin e Kosovës si dhe do të bashkëpunojë ngushtë me ministrinë në realizimin e projekteve në fushën e menaxhimit të mbeturinave, lumenjve, burimeve ujore, urbanizëm e planifikim hapësinor.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas pushimeve verore rikthehet këtë fundjavë botërori i Formula 1…