Matthaus: Ishte ndeshja e fundit për Flick në Ligën e Kampionëve me Bayernin

14 prill 2021 | 11:50

Ish-futbollisti dhe trajneri Lothas Matthaus ka zbuluar se me shumë gjasa për trajnerin Hansi Flick ishte ndeshja e fundit si trajneri i Bayernit në Ligën e Kampionëve.

Flick që fitoi të gjithë trofetë e mundshëm edicionin e kaluar, u eliminua në çerekfinale nga PSG-ja.

Matthaus ka bërë të ditur se nga shoqata e futbollit të Gjermanisë, Flick shihet si pasuesi kryesor i Low dhe do ta pranojë ofertën në verë.

“Kjo ishte ndeshja e fundit e Flick në Ligën e Kampionëve si trajneri i Bayernit. Është zgjedhja e parë te shoqata e futbollit të Gjermanisë për të pasuar Joachim Low. Ai do ta pranojë ofertën gjatë verës”, ka thënë Matthaus.

Mbetet të shihet nëse vërtetë Flick do bëhet trajneri i Gjermanisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim…