Mattisi: Bisedimet për paqe në Jemen pritet të nisin në dhjetor

22 nëntor 2018 | 11:36

Bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Jemen pritet të nisin në fillim të dhjetorit në Suedi, ka thënë sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis.

Bisedimet do të zhvillohen midis rebelëve Huthi dhe qeverisë së njohur nga Kombet e Bashkuara.

Mattisi ka thënë se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, që kanë mbështetur presidentin e Jemenit, Abdrabbuh Mansour Hadi, në luftën trevjeçare- “janë gati”.

“Duket se në fillim të dhjetorit, në Suedi do t’i shohim rebelët Huthi dhe qeverinë e njohur nga Kombet e Bashkuara, qeverinë e presidentit Hadi”, ka thënë Mattisi.

Lufta në Jemen është përshkallëzuar në vitin 2015, kur një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite nisi një fushatë ajrore kundër lëvizjes rebele Huthi, e cila e detyroi presidentin Hadi të largohej jashtë vendit.

Organizata bamirëse ndërkombëtare “Save the Children”, ka thënë të mërkurën se rreth 85 000 fëmijë nën moshën pesë vjeç mund të kenë vdekur nga kequshqyerja gjatë tre vjetëve luftë në Jemen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kersten Knipp  Presidenti amerikan Donald Trump është njeri i fjalëve…