Maturantët dhe profesorët struganë vizituan Ferdonije Qerkezin!

24 tetor 2025 | 19:12

Në vizitën dyditore që i bënë një pjesë të Dukagjinit në Kosovë, një numër i konsiderueshëm profesorësh dhe maturantë të gjimnazit “Dr. Ibrahim Temo” nga Struga, vizituan edhe shtëpinë e Ferdonije Qerkezit në Gjakovë.

Më 27 marsit 1999, forcat e armatosura serbe ia rrëmbyen Nënë Ferdonijes bashkëshortin dhe katër djemtë, për fatin e të cilëve nuk di asgjë qe 27 vjet.

Me lot në sy kuadri pedagogjik dhe nxënësit i shprehën kësaj nëne të përvuajtur dhembjen e madhe për tragjedinë që ka përjetuar gjatë zbatimit të gjenocidit që kreu Serbia në Kosovë. Dhembja për viktimat e gjenocidit është dhembje e çdo njeriu!

Shembulli i kuadrit pedagogjik dhe nxënësve struganë është domethënës për të gjitha ata që dëshirojnë të dëshmojnë se ne nuk harrojmë viktimat e gjenocidit dhe tmerret që përjetuan shqiptarët e Kosovës gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Me respekt për të gjithë të rënit për liri!

Florentina Hani

(Profesoreshë e gjimnazit “Dr. Ibrahim Temo” në Struga)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka bërë…