 
                    Maturantët e Malishevës lejohen të shkojnë në ekskursione jashtë Kosovës
                17 prill 2018
                |  13:47
            
        Kuvendi i Komunal i Malishevës ka mbajtur një mbledhje urgjente të martën, në të cilën ka shfuqizuar vendimin e vitit të kaluar përmes së cilit u janë ndaluar maturantëve të kësaj komune ekskursionet jashtë Republikës së Kosovës.
Me 27 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, asamblistët e Kuvendit Komunal të Malishevës kanë shfuqizuar vendimin e mëparshëm. Ata kanë kërkuar që udhëzimet e MAShT-it për organizimin e ekskursioneve të zbatohen në përpikëri.
Kuvendi i Komunal i Malishevës më 19 korrik të vitit 2017 ua kishte ndaluar maturantëve të kësaj komune ekskursionet jashtë vendit.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        