Inspektorati aksion nëpër kafiteritë e Mitrovicës, i dënon me mijëra euro
31 janar 2026
| 10:36
Inspektorati i Komunës së Mitrovicës ka dalë sonte në aksion nëpër kafiteritë dhe restorantet e Mitrovicës.
Siç thotë Komuna, inspektimi u bë për pirjen e duhanit në hapësirat e mbyllura, shkruan “Jepi zë”.
Siç mëson gazeta, shumë lokale u dënuan ashpër me nga 1 mijë euro, duke bërë goxha mijëra euro dënime për vetëm një natë.



