Maturantët e shkollës së mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, në ekskuzion në hotelin me pesë yje

17 tetor 2023 | 11:39

E pabesueshme, por e vërtet. Më shumë se 160 nxënës të shkollës së mesme të mjekësisë “Dr. Ali Sokoli” në Prishtinë, do të përjetojnë momente të paharruara në jetën e tyre në ekskuzion pesë ditorë në hotelin më mirë në Shqipëri, “Fafa Premium”.

E ketë surprizë maturanteve ua ka ofruar gjithashtu kompania më e mirë turistike në vend “Sharr Travel”, e cila para dy javësh u nderua me çmimin si “Agjencia më e mirë turistike mbarë shqiptarë 2023” nga Albanian Excellence dhe Travel Magazine Balkans.

Për pesë ditë qëndrimi në ketë hotel luksoz, nxënësit do të paguajnë vetëm 129 euro, duke përfshirë këtu edhe transportim më flotën e autobusëve më modernë në vend.

E për çudi, shkollat tjera si në Prishtinë, ashtu edhe nëpër qytete tjera për të kaluar 4 natë në hotele të kategorive më të ulëta, me ushqim të cilësisë së dobët kanë paguar 145 euro për person.

Burime të besueshme të gazetës “Epoka e Re” bëjnë të ditur se prindërit janë të gatshëm të denoncojnë drejtoret e shkollave, por edhe pronaret e agjencive turistike të cilët po dëmtojnë në masë të madhe nxënësit duke iu marrë më shumë para dhe duke iu ofruar shërbime shumë të dobëta në hotele në Shqipëri.

“Nuk ka logjik kjo që ka ndodhur. Sharr Travel i ka dërguar nxënësit e shkollës së mjekësisë në hotelin më të mirë dhe me çmimin më të lirë, deri sa në kemi paguar më shtrenjte për hotele tjera dhe çmimi aty ka qenë katastrofë” tregon njeri nga prindërit.

Përndryshe Sharr Travel është kompania më e madhe turistike në vend, me flotën më moderne të autobusëve në vend. Vetëm gjatë një viti kjo kompani arrit të dërgoj në Shqipëri më shumë se 70 mijë turist.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me dhembje të madhe mora lajmin për vdekjen e presidentit…