Mavraj: Ky është vetëm fillimi i vështirë i Hotit në betejën diplomatike (Video)
Dialogu Kosovë-Serbi ishte ndërprerë për gati dy vjet.
E tani kur sërish me ndërmjetësim të Bashkimit Europian, dialogu në mes të Kosovës e Serbisë rifilloi, bashkë me të nisën edhe përplasjet politike në vend.
Përveç opozitës që kritikoi paraqitjen e kryeministrit Avdullah Hoti në Bruksel, dikush nga presidenca po thotë se ky takim nuk ishte fare në interes të Kosovës.
“Dialogu është krijuar për të justifikuar hapjen e më shumë kapitujve të pranimit për Serbinë ndërsa e lë Kosovën të izoluar nën status quo-në aktuale”, ka thënë Bekim Çollaku, Shefi i stafit të Presidentit Thaçi.
I menjëhershëm ishte reagimi i kreut të ekzekutivit, që shkroi se caku i tyre është ruajtja e integritetit dhe njohja e Kosovës nga Serbia.
“Kjo do të jetë një marrëveshje që Kosovës i jep atë që i takon, të qenurit e barabartë dhe e integruar në familjen e madhe euroatlantike. Për këtë ka nevojë populli i Kosovës”, ka thënë Hoti
Replikat në mes të këtyre dyve hodhën edhe dyshime në marrëdhëniet mes Hotit e Thaçit.
Analisti politik, Muhamet Mavraj po thotë se raportet mes tyre nuk janë më të mirat.
Sipas Mavraj, ky është vetëm fillimi i vështirë i Hotit në betejën diplomatike.
https://youtu.be/S47zKqrXZlw



