Shumë luftëtarë u kyçën në UÇK për shkak të ‘Botës së re’

30 korrik 2020 | 21:28

Muhamet Mavraj, publicist dhe botues, në vitet e luftës punonte në gazetën e studentëve “Bota e re”. Ai ka rrëfyer disa hollësi interesante se si ka funksionuar kjo media në atë kohë.

Në emisionin “Debat Plus” të Ermal Pandurit, në RTV Dukagjini, Mavraj ka bërë me dije se pasi UÇK-ja në vitin 1998 filloi me të madhe aktivitetin luftarak, “Zëri i Kosovës” e kishte nxjerrë profilin e Adrian Krasniqit me uniformë të UÇK-së dhe armë në krahë. “Të njëjtën foto e përdora edhe unë në ballinën e ‘Botës së re’ që ishte një thyerje shumë e fortë e konceptit të lëvizjes së studentëve që ishte për rezistencë aktive, po jo të armatosur. Shfaqja e një personi të armatosur në ballinë të gazetës i shqetësoi shokët e mi dhe Unionin e Studentëve në atë kohë, por ai ishte përcaktim imi personal”, ka rrëfyer ai.

Mavraj ka treguar se për dy vjet, duke filluar nga 24 marsi i vitit 1997 deri në mars të vitit 1999, “Bota e re” ishte shpërndarë në gjithë Kosovën.

Botuesi dhe publicisti ka thënë se, për shkak të gazetës “Bota e re”, shumë luftëtarë janë frymëzuar për t’iu bashkëngjitur UÇK-së.

“Shumë ushtarë ndaluan dezertimin për shkak se e lexuan ‘Botën e re’, shumë të tjerë u kyçën në UÇK për shkak të ‘Botës së re’”. Po ashtu, ai ka treguar se fotografitë dhe kalendari i Vitit të Ri 1998 patën ndikim në popullin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, i ka falënderuar deputetët e…