Max Ehrich thotë se Demi nuk i ka treguar se do të ndahet nga ai

28 shtator 2020 | 11:17

Max Ehrich është hapur për herë të parë rreth ndarjes me Demi Lovato, dy muaj pasi u fejuan. Ai kishte thënë se këngëtarja nuk i ka treguar se do të ndahet, derisa një vendim i tillë e ka surprizuar, shkruan “Mirror”.

Në një postim në rrjetin social “Instagram”, ai shkroi: Imagjinoni ta kuptoni statusin e marrëdhënies tuaj përmes gazetave”. 29-vjeçari dhe Demi kishin filluar lidhjen e tyre gjatë muajit mars, ndërsa kaluan së bashku kohën gjatë pandemisë koronavirus.

Ndërsa lajmet për ndarjen e tyre kanë filluar që në fillimin e kësaj jave, teksa Demi shfaqej në rrjete sociale pa unazën e fejesës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opozita ka ditë që ka mbushur sheshet në Sofie kundër…