May dhe Merkeli bisedojnë për Brexit-in

09 prill 2019 | 17:33

Kryeministrja britanike, Theresa May, e ka njoftuar kancelaren gjermane, Angela Merkel, lidhur me veprimet që po ndërmerren për të sjellë një “përfundim të suksesshëm të procesit të Brexitit”.

May ndodhet në Gjermani si pjesë e përpjekjes së saj të fuqishme për të siguruar një shtyrje të datës për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Kryeministrja May e ka informuar kancelaren Merkel në veçanti për bisedimet që po i zhvillon me opozitën britanike në mënyrë që të ketë një marrëveshje të dakorduar për Brexitin.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian njoftuan më herët se janë të gatshëm t’i ofrojnë Britanisë një shtyrje të dytë për Brexitin por, sipas tyre, kryeministrja Theresa May duhet të paraqesë një plan të qartë për ratifikimin e marrëveshjes nga ana e parlamentit britanik, raporton “Rel”.

Pa një shtyrje, të premten, Britania duhet të largohet pa marrëveshje nga BE-ja, gjë që mund të shkaktojë tronditje ekonomike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
James Rodriguez ka fansa të shumtë në të gjithë botën,…