May: Unë do të udhëheq negociatat për Brexitin

24 korrik 2018 | 18:23

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka thënë se ajo do të udhëheqë bisedimet me Bashkimin Evropian, duke zhvendosur fokusin e departamentit të Brexitit drejt përgatitjes për largimin e Britanisë nga blloku.

Një njësi e posaçme brenda zyrës së May ka marrë pjesë në bisedimet për Brexit muajt e fundit dhe njoftimi i sotëm vetëm sa formalizuar ndryshimin, sa i përket personit që tash do të marrë përgjegjësitë për udhëheqjen e negociatave, raporton agjencia “Reuters”.

“Unë do të udhëheq negociatat me Bashkimin Evropian, së bashku me Sekretarin për Daljen nga Bashkimi Evropian, Dominic Raab”, ka thënë May përmes një deklarate me shkrim drejtuar Parlamentit.

“Departamenti për Daljen nga BE-ja do të vazhdojë të udhëheqë të gjitha përgatitjet e Qeverisë për Brexit-in”, është thënë në këtë deklaratë.

Më herët, negociatat për daljen e Britanisë nga BE-ja i ka udhëhequr David Davis. Ai ka dhënë dorëheqje muajin e kaluar, në shenjë proteste për strategjinë e negociatave për Brexit-in të prezantuar nga kryeministrja Theresa May.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në…