Mazreku shoferëve: Siguroni automjetet, s’mund të lëvizni pa polisa

07 prill 2020 | 18:33

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve, Sami Mazrekui, ka lutur shoferët që mos të dalin në trafik me automjete të pasiguruara.  Edhe pse është kërkuar mirëkuptim nga Policia që shoferët të mos dënohen në këtë kohë të pandemisë, ata po dënohen për mungesë të sigurimit. Ai ka kërkuar mirëkuptim nga shoferët sepse çdo dëm që shkaktohet duhet të paguhet nga kompanitë e sigurimeve.

Ai ka deklaruar se në momentin kur ka filluar situata me Coronavirus në bazë të dhënave të njësisë së Punëve të Brendshme kanë qenë diku 148 mijë automjete të pasiguruara, 356 mijë të regjistruara. Përkundër kësaj,  Mazreku ka thënë se ende nuk dihet saktë numri i automjeteve në qarkullim. Në një intervistë për “Ekonomia Online”,  drejtori i Shoqatës së Sigurimeve, Sami Mazreku tha se ish- Ministri i Punëve të Brendshme ka kërkuar nga Policia që të ketë mirëkuptim sa i përket pjesës së regjistrimit. “Ish-Ministri i Punëve të Brendshme ka kërkuar nga Policia që të ketë mirëkuptim sa i përket pjesës së regjistrimit. Kjo nuk do të thotë që shoferët në Kosovë do të mund të lëvizin pa sigurim, sepse policia është duke i gjobitur qytetarët për mos sigurim. Dëmet i paguan kompania e sigurimeve”,  u shpreh Mazreku.

Mazreku tha se me vendimin për masa mbrojtëse janë mbyllur të gjitha Qendrat e Regjistrimit duke mos u ofruar alternativa shtesë që qytetarët të kenë mundësi t’i regjistrojnë automjetet. Sipas tij, brenga e qytetarëve  është që pas fillimit të Qendrës për Regjistrime, ata  mund të mos kenë nevojë të marrin polisat e sigurimeve, dhe nëse vonohen më shumë se pesë ditë qytetarët për ta regjistruar automjetin, atëherë Shoqata e Sigurimeve ka vendosur që ky nen të pezullohet.

Ai tutje deklaroi se  ideja është që këto sigurime që lëshohen në këtë kohë qytetarët nuk e kanë të domosdoshme të merren me procesin e sigurimeve, mirëpo ato polisa vlejnë dhe janë aktive nga Ministria e Punëve të Brendshme.“Sigurisht që një vendim i tillë ka ndikuar direkt në Industrinë e Sigurimeve. Është një vendim i datës 16, ku Ministri i Punëve të Brendshme i ka mbyllur të gjitha Qendrat e Regjistrimit duke mos u ofruar alternativa shtesë që qytetarët të kenë mundësi t’i regjistrojnë automjetet, mirëpo duke i respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë. Meqenëse  brengë qytetarët e kanë pasur që pasi të fillon Qendra për Regjistrime të kenë punën mos kenë nevojë t’i marrin polisat e sigurimeve të tjera apo t’i ndryshojnë sepse ato janë rregullat e brendshme, jo më shumë se pesë ditë mund të vonohesh për ta regjistruar automjetin, atëherë ne kemi kërkuar që ky nen të pezullohet. Ministria e Punëve të Brendshme e ka pranuar kërkesën e Shoqatës dhe e ka suspenduar atë nen që i bie se sot në trafik mundesh me dalë vetëm me sigurim. Ideja është që këto sigurime që lëshohen në këtë kohë qytetarët në momentin që fillon punën Qendra për Regjistrime nuk e kanë të domosdoshme të merren me procesin e sigurimeve, mirëpo ato polisa vlejnë dhe janë aktive nga Ministria e Punëve të Brendshme”, ka thënë ai.

Ai tutje ka thënë,  se në momentin kur ka filluar situata me Coronavirus në bazë të dhënave të njësisë së Punëve të Brendshme janë diku 148 mijë që janë të pasiguruara ndërsa të regjistruara janë 356 mijë të tjera, mirëpo ende nuk dihet saktë numri i automjeteve në qarkullim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ragmi Mustafa, kreu i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e…