Mustafa thotë se në Luginën e Preshevës s’ka asnjë shqiptar të prekur nga COVID -19

07 prill 2020 | 18:24

Ragmi Mustafa, kreu i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, në një intervistë me skype me “Ora News”, tregoi se në Luginë fatmirësisht nuk ka asnjë shqiptar të prekur nga koronavirusi.

“Është fat dhe falë Zotit nuk ka të prekur akoma ndonjë qytetar”, thotë ai, dhe, duke vënë në dukje mungesën e shërbimit shëndetësor, shton se në këto kushte kujdesi është më i madh i qytetarëve për vetëkarantinim.

Ai pati kritika ndaj pushtetit vendor pasi, sipas tij, nuk kanë marrë asnjë masë. “Janë të paorganizuar dhe mos dhëntë zoti të ketë rast sepse do e pësonin shumë”, nënvizon Mustafa.

Gjithashtu ai shprehu dhe shqetësimin sepse të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës që janë kthyer nga Maqedonia apo Kosova u është kërkuar të izolohen jo vetëm 14 ditë siç është rregulli por dhe 14 ditë të tjera shtesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person nga Malisheva që doli pozitiv në analizën e…