Mazreku: Të hiqen kushtëzimet antikushtetuese

02 tetor 2018 | 15:19

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës (ShSK), Sami Mazreku ka thënë se kushtëzimi i qytetarëve për të paguar tatimin në pronë, shërbime komunale, së fundi edhe tiketat për kundërvajtje në komunikacion si kusht për ta regjistruar automjetin po dëmton rëndë shtetin por edhe kompanitë e sigurimeve.

Sipas tij është koha kur shteti duhet të ofroj lehtësira e jo kushtëzime “Ne për të regjistruar një veturë jemi të kushtëzuar, duhet të paguhen taksat komunale dhe së fundi tiketat për kundërvajtje, e kjo do të ndikojë në rritjen e numrit të qytetarëve që mos ti regjistrojnë veturat. Ne nuk jemi që të mos paguhen taksa të tjera, por kjo praktikë duhet të ndryshojë. Nuk ka praktikë në rajon apo vende të tjera që ka forma të tilla”, tha Mazreku në emisionin “Subvencion” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij duhet të ketë ndryshim të ligjit që janë në të mirë të qytetarëve. Ai tha se mbi 100 mijë njerëz nuk i kanë regjistruar veturat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk duhet…