Mazreku: Vetëm 3% e qytetarëve të Kosovës kanë sigurime shëndetësore (Video)

16 prill 2019 | 14:03

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku në një intervistë për Emisionin “EKONOMI”,  në Telegrafi.com me gazetarin Lulzim Ahmeti ka folur për sigurimet shëndetësore, sigurimet në bujqësi si dhe për shkaqet dhe dëmet e aksidenteve në komunikacion me fatalitet.

Sipas tij, në Kosovës nuk është vetëdija e mjaftueshëm për rëndësinë e sigurimeve shëndetësore.

“Nëse flasim për një raport të sigurimeve vullnetare dhe jovullnetare del se 52 për qind të sigurimeve janë obligative dhe 48 për qind e përfshinë pjesën tjetër, ku hynë sigurimi shëndetësor, sigurimi jetësor, i pronës, i shëndetit në udhëtim, i garancioneve dhe të tjera. Nuk kemi statistikë shumë të qartë, pasi që ndryshon nga viti në vit, por mesatarja mund të shkoj deri në 3 për qind”, tha Mazreku.

Gjendja ekonomike sipas tij, është pengesë për sigurimet shëndetësore të qytetarëve të Kosovës.

“Si Shoqatë e Sigurimeve të Kosovës, nëpërmjet kampanjave dhe trajnimeve mundohemi qe t’i vetëdijësojmë për sa i përket sigurimeve, mirëpo një prej shkaqeve mund të jetë edhe gjendja ekonomike. Por besoj se është një rritje nëse flasim në përqindje, ku vetëm në vitin e kaluar ka një rritje prej 6.89 për qind dhe ka një rritje totale të të hyrave vjetore prej 93 milionë euro. Nga viti në vit ka ndryshim si nga pjesa obligative ashtu edhe ajo vullnetare”, tha drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve.

Edhe te sigurimi i pronës, ai ka treguar se nuk është niveli i kënaqshëm. “Ka kërkesa edhe për sigurimin e pronës, mirëpo nuk është në një mas shumë të kënaqur. Ne po mundohemi që edhe te kjo pjesë të bëjmë kampanja më të mëdha. Kemi bërë një marrëveshje me UNDP-në që në disa komuna, në Ligjin për Katastrofat Natyrore të shihet ndryshimi i atij Ligji dhe prona të sigurohet, sidomos nga dëmet natyrore. Kemi pasur rastin e Suharekës, Malishevës dhe Istogut, ku kemi pasur humbje të ndryshme, mirëpo ato humbje kryesisht janë mbuluar nga mjetet shtesë që Qeveria e Kosovës i ka ndarë për mbulimin e këtyre humbjeve”, ka deklaruar Mazreku.

Video:

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve, Sami Mazreku, flet për sigurimet shëndetësore, sigurimet në bujqësi dhe shkaqet e aksidenteve në trafik

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve, Sami Mazreku, flet për sigurimet shëndetësore, sigurimet në bujqësi dhe shkaqet e aksidenteve në trafik

Gepostet von Telegrafi.com am Dienstag, 16. April 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i shoqëruar nga…