
Mazreku zotohet për mbështetjen e kërkesave për të verbërit në Malishevë
13 tetor 2021
| 12:54
Kandidati i PDK-së për Asamble Komunale në Malishevës, Alban Mazreku, ka vizituar Shoqatën e të Verbërve në këtë komunë.
Ai është zotuar se në mandatin e tij do t`i mbështes të gjitha kërkesat e kësaj shoqate.
“Sot vizitova Shoqatën e të Verbërve të Komunës së Malishevës ku u prita nga koordinatiri z. Isak Krasniqi. Në këtë takim diskutuam shumë çështje dhe nevojat që ka kjo shoqatë për mbështetje nga Komuna! U zotova që në cilësinë e asambleistit do t’i shtyj përpara kërkesat që do të vinë nga Shoqata e të Verbërve!”, ka shkruar Mazreku në profilin e tij në “Facebook”.