Policia: Situata në veri është qetësuar

13 tetor 2021 | 12:48

Policia e Kosovës  ka njoftuar se ka përfunduar aksioni policor kundër kontrabandës në disa rajone, duke përfshirë edhe veriun e vendit.

Sipas  policisë, situata në veri është qetësuar pas aksionit kundër kontrabandës, ku policët kanë hasur në reagimin e serbëve.

“Operacioni policor ka përfunduar, situata në pjesën veriore të Mitrovicës është qetësuar, përderisa veprimet e mëtejme policore janë duke u realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Doganën e Kosovës dhe organet e drejtësisë”, ka njoftuar policia.

Tetë persona të arrestuar nga aksioni kundër kontrabandës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha u shpreh se…