Mbahet festivali “Drenushat 2019”

06 qershor 2019 | 15:09

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” është mbajtur të enjten festivali kulturor “Drenushat 2019”, edicioni i 14-të më radhë, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e kësaj komune, në të cilin kanë marrë pjesë shkollat fillore nga Lipjani, Mitrovica dhe Skenderaj, si nikoqir.

Në kuadër të këtij festivali, nxënësit e shkollave janë paraqitur me shfaqjen e dramave, para publikut dhe jurisë profesionale, të cilat në fund i ka vlerësuar paraqitjet e nxënësve.

Kësisoj, drama më e mirë është shpallur ajo e shkollës fillore “Migjeni” nga Mitrovica, aktori më i mirë është shpallur nxënësi Lum Drenica, aktorja më e mirë është zgjedhur Tuana Shala, dhe regjia më e mirë i ka takuar Qendresë Beranit.

Shkolla “Migjeni” nga Mitrovica e ka fituar edhe çmimin e publikut, kurse shkolla “Abedin Rexha” e Tuqiçecit të Skenderajt ka fituar çmimin për skenografinë më të mirë.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Ramiz Shala, duke i falënderuar pjesëmarrësit në emër të kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se ky aktivitet tradicional, është rast i mirë për nxënës që të shfaqin kreativitetin dhe idetë në krijimtari artistike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë përkujtuar dëshmorët e kombit, Arsim Tahiri dhe Xhevdet Krasniqi,…