Përkujtohen dëshmorët Arsim Tahiri e Xhevdet Krasniqi

06 qershor 2019 | 15:03

Janë përkujtuar dëshmorët e kombit, Arsim Tahiri dhe Xhevdet Krasniqi, në 20 – vjetorin e rënies së tyre për lirinë e Kosovës, gjatë luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me këtë rast, drejtorët e Komunës së Skenderajt, familjarët, bashkëluftëtarët dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe te varret e dëshmorëve, në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, në shenjë kujtimi dhe respekti për sakrificën e tyre për lirinë e vendit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deri në fund të këtij viti do të përfundojë ndërtimi…