Mbahet konsultim publik në Rahovec për draft planin komunal të veprimit për efiçiencë të energjisë

21 shkurt 2020 | 17:17

Në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, është mbajtur të premten konsultimi publik për draft planin Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë PKVEE-2019-2021 dhe Draft Planin Lokal për Veprim në Mjedis 2019-2024, të pranishëm në konsultim ishin zyrtarë të drejtorisë së Shërbimeve Publik dhe drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit (UPMM) dhe qytetarë.

Bjondina Ramaj, zyrtare e lartë për mbrojtje të mjedisit në drejtorinë e UPMM-së, ka thënë se plani për Draft Plani Lokal për Veprim në Mjedis 2019-2024, Draft Planin Lokal për Veprim në Mjedis 2019-2024, është i kompletuar dhe se është i publikuar në uebfaqe dhe se presim që të kenë edhe më tutje kontributin e qytetarëve në mënyrë që ky plan të jetë më i kompletuar.

Ndërsa, Përparim Krasniqi, drejtor i drejtorisë së Shërbimeve Publik, u shpreh se draft plani Komunal i Veprimit për Efiçiencë të Energjisë PKVEE-2019-2021, është përgatitur në bashkëpunim me zyrtarët e GIZ-it dhe se ky plan është i kompletuar, por që komentet dhe sugjerimet nga ana e qytetarëve janë të mirëseardhura.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës përmes një komunikatë për media ka bërë…