Mbahet punëtoria për hartimin e legjislacionit në kuadër të reformave në drejtësi

25 mars 2026 | 13:03

Zëvendëskryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Dardan Vuniqi, kryetari i Komisionit për Çështje Normative të KPK-së, Visar Krasniqi dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, kanë marrë pjesë në punëtorinë treditore, të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, e cila ka për qëllim hartimin dhe finalizimin e legjislacionit që buron nga Deklarata e Përbashkët e Zotimit, në kuadër të konsolidimit të reformave në sistemin e drejtësisë.

Gjatë diskutimeve është theksuar se ky proces përfaqëson një hap thelbësor drejt operacionalizimit të angazhimeve të ndërmarra dhe avancimit të kornizës ligjore, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe opinionet relevante të Komisionit të Venecias.

Në kuadër të punëtorisë, draftet ligjore janë duke u shqyrtuar në mënyrë gjithëpërfshirëse, me fokus në ofrimin e kontributit profesional dhe rekomandimeve konkrete për përmirësimin e tyre, me synim rritjen e efikasitetit, pavarësisë dhe transparencës së sistemit të drejtësisë, me ç’rast bashkëpunimi ndërinstitucional dhe integrimi i ekspertizës vendore dhe ndërkombëtare janë vlerësuar si faktorë esencialë për sigurimin e reformave të qëndrueshme dhe të zbatueshme në praktikë.

Përfaqësuesit e sistemit prokurorial kanë konfirmuar përkushtimin e tyre për të qenë pjesë aktive e proceseve reformuese, duke kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e besimit të publikut në institucionet e drejtësisë. Ata do të vazhdojnë angazhimin konstruktiv në të gjitha fazat e këtij procesi, në funksion të hartimit të legjislacionit cilësor që garanton funksionim të drejtë, efikas dhe në shërbim të qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi,…